“Gazetari” Baton Haxhiu, tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shock’ se Shqipëria nuk ka pse i dëgjon thirrjet e të huajve, të cilat apelojnë që qeveria të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”.
Haxhiu edhe këtu tallet me botën femrore dhe këtë e përdorë si objekt dhe si send, si mallë e si placke dhurate, shkruan MekuliPress.com

Haxhiu u shpreh se nuk ishte dakord që aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio që të flasë për Vjosën, duke shtuar se të gjitha vendet në Europë e kanë tejkaluar atë që quhet park kombëtar dhe askush nuk ka respektuar rregullat.

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj. Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet parqe kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, tha ai.

Madje “analisti” përdori edhe gjuhë seksiste kur u shpreh se Di Caprios mund ti japim ndonjë vajzë të bukur dhuratë se për lumin nuk merr vesh.