Ish zëvendësministri i Ministrisë së  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë nga radhët e AAK-së, Besim Demi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka krahasuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me këngëtaren e cila është bërë virale në rrjete sociale me videot e saj Linda Morina.

Demi në statusin e tij e ka postuar një foto të kryetares së Kuvendit derisa po mbahet seanca plenare për zgjedhjen e komisioneve parlamentare.

“Udhëheqja sot e Seancës së Kuvendit; Linda Morina në aksion” ka shkruar Demi ne Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!