Oda e Mjekëve të Kosovës ka ngushëlluar familjarët e mjekut nga Vitia i cili vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus.

Fadil Zuka është doktori i parë në Kosovë që ka vdekur pasi është infektuar me COVID-19.

“Doktori i parë që humb betejën me COVID-19. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, pastaj në Pozheran. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në deklaratën e Odës së Mjekëve.

Lexo po ashtu:  Presidenti Biden uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Shqipëria një vend mik, përmbushni reforma
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!