Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka goditur partitë politike që po u bëjnë presion bizneseve të heqin reklamat nga mediat që po i kritikojnë, vetëm pak ditë pasi Gazeta Express ka njoftuar se presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli po bëjnë përpjekje që mediumit t’i hiqen partnerët e marketingut.

Në ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara, tradicionalisht organizon festë në Prishtinë. Në 93 vjetorin e lindjes së saj, Ambasada ka për temë Lirinë e Mediave.

O’Conell thotë se kësaj radhe nuk ka përgatirur fjalim dhe se ka vendosur të flasë ‘nga zemra’.

Ndërsa ambasadori britanik shprehi shqetësimin për sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Vetëm pak ditë pasi drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka deklaruar se kreu i PDK’së, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaci po i bëjnë presion kompanive të mëdha që reklamojnë në këtë medium, për të mos bashkëpunuar më, O’Connell u ka tërhequr vëmënedjen politikanëve për këtë.

Ai në hapje të kremtes së ditëlindjes së Mbretëreshës, tha se shqetësohet kur sheh se partitë politike po u bëjnë presion bizneseve për të hequr reklamat nga mediat që ato nuk i pëlqejnë.

“Unë shoh parti politike duke u bërë presion kompanive që të heqin reklamat nga mediat që ata nuk i duan”, ka thënë O’Connell, duke kërkuar të reflektohet”, ka thënë ambasadori britanik.

Ai ka përmendur se për këto pesë vite të mandatit të tij, Kosova ka pasur vend special në zemrën e tij, dhe se ndonjëherë i ka thënë të vërtetat këtij vendi mik, edhe kur ato nuk kanë tingëlluar dipomatike.

“Miqtë ia thonë njëri-tjetrit të vërtetat, edhe nëse ato nuk janë të mirëseardhura ose të përshtatshme, ose të mira për të dëgjuara. Edhe kur ato nuk janë diplomatike”, thotë O’Conell.

“Mendoj që është mirë t’i themi disa gjëra dhe  t’i dëgjojmë”, tha tutje ambasadori duke dënuar ata që sulmojnë gazetarët dhe ata që justifikojnë këto sulme fizike.

 “Shoh njerëz që i sulmojnë gazetarët, dhe të tjerët që e justifikojnë dhunën ndaj gazetarëve, duke thënë se mirë po ua bëjnë sepse kanë agjenda sekrete”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]