Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se varianti Omicron përbën potencial për rrezik global me pasoja të rënda në disa zona. Agjencia e OKB-së u kërkoi 194 vendeve anëtare të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe, në pritje të rritjes së numrit të rasteve, të hartojnë plane për të zbutur impaktin e një vale të re dhe për të ruajtur shërbimet thelbësore shëndetësore.

Omicron ka një numër të paparë mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH. “Rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin e ri …vlerësohet si shumë i lartë.

Deri më sot, nuk ishte raportuar asnjë vdekje e lidhur me Omicron, ndërkohë që priten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar sa potencial ka Omicron t’i shpëtojë mbrojtjes që jep vaksina ose infeksioni me Covid-19.

Ju pëlqen!

Rritja e rasteve, pavarësisht nga një ndryshim në ashpërsi, mund të paraqesë kërkesa dërrmuese për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe mund të çojë në rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Ndikimi në popullatat vulnerabël mund të jetë më i madh, veçanërisht në vendet me mbulim të ulët vaksinimi“, tha ai.

Varianti u raportua për herë të parë në OBSH më 24 nëntor nga Afrika e Jugut, ku infeksionet janë rritur ndjeshëm.

Që atëherë është përhapur në të gjithë botën. Raste të reja janë identifikuar në Holandë, Danimarkë dhe Australi, edhe pse më shumë vende vendosën kufizime të udhëtimit. Japonia njoftoi sot se do të mbyllë kufijtë për të huajt, duke iu bashkuar Izraelit në marrjen e masave më të ashpra.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.