Organizata Botërore e Shëndetësisë, mirëpriti raportimin e Moderna në nisje të Javës për vaksinën eksperimentale me një normë të efektshmërisë në 94.5%, por shtoi se ka shumë pyetje dhe nuk është koha për t’u gëzuar ende. Vetëm sasi të limituara të secilës vaksinë do të disponohen në gjysmën e parë 2021 përveçse për punëtorët e shëndetësisë që janë me prioritet, sipas Organizatës.

“Nuk është koha për t’u gëzuar. Pavarësisht se kemi lajme inkurajuese për vaksinat, aktualisht jemi tejet të shqetësuar për rritjen e rasteve në shumë vende. Në Europë dhe Amerikë në veçanti, punëtorët dhe sistemet e shëndetësisë, po përdoren deri në pikën e fundit.”

Fjalimi shënoi dhe kthimin e Tedros në Gjenevë pas karantinës, ndërkohë që ishte ekspozuar ndaj koronavirusit 17 ditë më parë. Ai nuk ka patur simptoma dhe ka thënë se nuk sheh nevojën për testim. Moderna deklaroi se vaksina eksperimentale është 94.5% efektive në parandalimin e Covid-19, duke u bërë kompania e dytë amerikane që tejkalon bindshëm pritshmëritë. Së bashku me Pfizer, që është gjithashtu mbi 90% efektive, SHBA mund të kenë 2 vaksina të autorizuara për përdorim emergjent në Dhjetor, me gati 60 milionë doza brenda këtij viti. Shefja shkencëtare e OBSH, Soumya Swaminathan, tha se rezultatet e Moderna janë inkurajuese, por shtoi se ka ende shumë pyetje në lidhje me kohëzgjatjen e imunitetit, ndikimin tek sëmundje të tjera, ndikimin tek një pjesë e popullsisë, kryesisht moshën e tretë, si dhe efekte anësore përtej një periudhe të caktuar kohore.

Ju pëlqen!

Klevis Llaha

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.