Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëron se të tjerë miliona jetë të humbura mund të shkaktojë një rikthim i koronavirusit. “Krahasimi bëhet me gripin spanjoll, i cili u soll ashtu si covid, ai zbriti në verë dhe rifilloi ashpër në shtator dhe tetor, duke sjellë 50 milionë vdekje gjatë valës së dytë”, u shpreh për Rai TV, asistenti i drejtorit të Përgjithshëm për nismat strategjike në OBSH. Në rang botëror, numri i të infektuarve me COVID-19 e tejkalon numrin 9 milionë (saktësisht 9 milionë e 755 mijë), ndërsa kanë humbur jetën rreth 500 mijë persona (493 mijë). Të shëruar janë 5.2 milionë persona.

Lexo po ashtu:  Si të bëni një dietë të shëndetshme
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!