Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha të dhënat tregojnë se CoVid-19 ka origjinë nga kafshët dhe se nuk është manipuluar në laborator.

Të gjithë të dhënat që kemi sugjerojnë se virusi ka një origjinë nga kafshët dhe nuk është manipuluar apo ndërtuar në laborator apo gjetkë, u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib.

Ajo ka pranuar se mbetet e paqartë sesi virusi ka kapërcyer barrierën mes specieve por sugjerimi më bindës është se ka patur një kafshë ndërmjetëse.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!