Një karikues universal për të gjithë aparatet tanë celularë apo dhe kompjuterët personalë, pavarësisht markës do të ishte një zgjidhje ideale.

Duket se tashmë kjo nuk është thjesht një dëshirë e jona, por shumë shpejt mund të bëhet dhe realitet. Bashkimi Europian po mendon vendosjen e një rregulli, i cili do kërkojë që të gjitha kompanitë të përdorin të njëjtin karikues për telefonat dhe pajisjet e tyre deri në vjeshtën e vitit 2024.

Kjo do të thotë që karikuesit e vjetër të iPhone nuk do të funksionojnë në modelet e ardhshme dhe se laptopët përfundimisht do të duhet të përdorin gjithashtu ngarkuesin USB-C si standard.

Ju pëlqen!

Prandaj, gjigandit amerikan të pajisjeve ‘smart’, do i duhet të dizejnojë ‘Iphone’-in e saj të famshëm, e po ashtu dhe të gjithë kompjuterët që kjo kompani ka në treg.

Megjithatë, pajisjet e shitura para vitit 2024 nuk do të preken dhe përdoruesit e tyre do të mund të vazhdojnë të përdorin të njëjtin karikues.

Lexo po ashtu:  Pikëpyetja e madhe: A ka një definicion për budallallëkun? Ja 4 tipat e njerëzve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!