Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një njoftimi në Facebook ka përgëzuar nxënësit nga Shqipëria që kanë fituar medalje në një garë ndërkombëtare në Moskë, shkruan MekuliPress.

“Ju kujtohet grupi i nxënësve të Tiranës që Bashkia i mbështeti për Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota në Moskë? 

Fituan 2 medalje bronzi! 

Deni Mastori në Kimi dhe Arkid Kaleci në Informatikë. Provë se kush është i mirë dhe punëtor, herët a vonë ia del me sukses! BRAVO”, ka shkruar Veliaj në Facebook. /MekuliPress /

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]