Arsyeja pse një çift në Kuvajt i ka dhënë fund martesës vetëm tri minuta pasi i thanë PO njëri-tjetrit, është bërë virale në mbarë botën.

Për shumicën prej nesh, kjo mund të duket qesharake, por për protagonisten e dasmës nuk është konsideruar aspak e zakonshme.

Sipas “Q8 News”, nusja ka kërkuar divorcin vetëm tri minuta pasi ka firmosur kontratën martesore duke regjistruar kështu martesën më të shkurtër në histori.

Ju pëlqen!

Ndërsa ishin duke lënë sallën e gjykatës pasi firmosën zyrtarizimin e dashurisë, nusja është penguar gjatë rrugës, por në vend që t’i jepte një dorë e ta ndihmonte, bashkëshorti i saposhpallur e quajti “budallaqe”. E zemëruar nga reagimi i tij, gruaja është kthyer sërish në sallë dhe i ka kërkuar avokatit të nisë menjëherë procedurat e divorcit. Me gjithë kundërshtimin e dhëndrit, vendimi i nuses nuk u kthye mbrapsht.

“Nëse më fyen vetëm tri minuta pas martesës, imagjino çfarë do të ndodhë në të ardhmen”,- ka thënë ajo duke respektuar deri në fund vendimin e saj.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!