Në këtë artikull duam të dimë mendimin tuaj për një nga çështjet më të debatuara në realitetin e sotëm. Nëse nusja dhe vjehrra zihen, anën e kujt duhet të mbajë djali? Kjo pyetje na lindi për shkak të njëhistorie shqiptare të lexuar në internet. Një nuse shkruante se vjehrrës nuk i pëlqentë asgjë nga ato që ajo bënte. Kishte naze për ushqimin e gatuar, zihej me nusen se nuk e kishte pastruar shtëpinë siç duhej, se nuk zgjohej në orarin e duhur etj. Kjo gjë e kishte acaruar tejmase nusen, saqë ishte mërzitur edhe me bashkëshortin e saj që nuk ndërhynte dhe nuk i jepte fund debateve.

Kjo është një nga problematikat më të mëdha në kohët e sotme, e sidomos në shoqërinë shqiptare ku fëmijët shpesh vendosin të jetojnë me prindërit e tyre, edhe pas martese. Nusja dhe vjehrra zihen vazhdimisht, sado të hiqen sikur marrëdhëniet i kanë të mira.

Lexo po ashtu:  Franca ndalon aksesin në pornografi dhe Instagram për fëmijët nën 13 vjeç

Grinden për arsye nga më të ndryshmet. Pastrimi i shtëpisë, gatimi i gjellërave, mbajtja e fëmijëve, sjellja me djalin dhe me nipërit etj. Kjo është arsyeja pse në botë, sapo fëmijët martohen, shkëputen në shtëpi mëvete, të distancuar nga prindërit. Pikërisht për të evituar debate të tilla.

Ju pëlqen!

Dhe problemi më i madh nuk është zënka, por se cilën anë do të mbajë djali në këtë rast, të nuses, apo tënënës? Që aty nisin debatet më të forta. Nënës i mbetet qejfi, se normalisht mendon se e ka rritur djalin dhe ai duhet ta mbështesi. Nuses ndërkohë i mbetet qejfi, se mendon se ka të drejtë, por bashkëshorti nuk e mbështet për hatër të faktit që nëna është nënë dhe duhet të mbështesë atë.

Lexo po ashtu:  A mund të funksionojë një dashuri me personalitete të kundërta?

Është një çështje tepër delikate dhe nëse përpiqemi t’ju japim mend, do të ishte paksa e kotë. Por ajo qëduam t’ju themi, është se djali në këtë mes, meqë është epiqendra e gjithë çështjes dhe është i vetmi qëmund t’u japë fund debateve, duhet të mbajë anën e së drejtës. Nëse nëna ka të drejtë, duhet t’ia bëjë tëqartë gruas se nënën nuk po e mbështet për pozitën që ajo ka, por duhet t’i argumentojë arsyet pse mendon se ka të drejtë.

Nëse mban anën e bashkëshortes (dhe kjo është më e vështira), duhet t’i argumentojë nënës se pse ajo e ka gabim dhe se pse duhet të ndryshojë mendim për ngjarjet e ardhshme. Djali në këto raste, duhet të jetëshumë objektiv dhe të mbajë anën e së drejtës.

Lexo po ashtu:  E keni të vështirë të gjeni burrin ideal? Ndoshta për këtë tipar të karakterit tuaj
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!