Nuk tarifohet besa, Rama!

Në këto ditë pikëllimi kombëtar, Kosova po gjendet pranë nesh, ashtu siç të gjendet miku për kokë në ditët e vështira.
Mbështetja e pakursyer udhëton prej Kosovës, në vendet ku jeta u shemb dhe kësaj mbështetje ne i vëmë çmim.
Duhet të paguajë çmim Kosova se solli djemtë e saj për të shpëtuar djemtë tanë.
Duhet të paguajë çmim Kosova se i çeli dyert e shtëpisë sikur gjëma të kish ndodhur në shtëpinë e vet.
Duhet të paguajë çmim Kosova se pabesinë e shpërbleu me besë.
Nuk tarifohet besa Rama!

Post Scriptum- Dua të vij në shtetin e Kastriotit e jo në atë të Kastratit , do të shprehej Albin Kurti, Rama!

Ju pëlqen!

Elona Caslli

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!