Federata Evropiane e Gazetarëve e ka konsideruar një turp faktin që kryeministri Edi Rama nuk i la gazetarët e Kosovës që t’i drejtonin pyetje kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.

Konkretisht, Sekretari Gjeneral i kësaj organizate, Ricardo Gutierrez, shkruan se Rama i injoroi gazetarët e Kosovës dhe ky është një skandal.

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze,”– shkruhet në postim në Twitter.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.