Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas kritikave jo miradashëse të opozitës që i mori kur nuk u përmend Ushtrina Çlirimtare e Kosovës në një status të saj për përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Gërvalla ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së për misionin e UNMIK-ut, ku përballë ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, dhe përfaqësues ruse, kishte thënë se UÇK ia kujton popullin trim të Ukrainës që po mbron popullin e vet.

Argumentit të saj përmes videoincizimit ajo ia ka shtuar edhe këtë fjali:

Ju pëlqen!

“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz. E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, citon MekuliPress.

Kujtojmë se Gërvalla uroj kombin shqiptar për clirim nga Sebia, pra ishte një urim i shëndoshë dhe i logjikshëm. Mospërmendja e UÇK-së në urimin e saj për përvjetorin e çlirimit nga Serbia u përdor si “zjarrë” nga opozita e depresionuar, e cila gjatë sundimit 20 vjecar e ka varfëruar jo vetëm Kosovën dhe UÇK-n por edhe e ka dërguar në Gjykatën e Hagës edhe kerët e UÇK-së, kujton e pavarura MekuliPress.com

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.