Qeveria në detyrë mbrëmë ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria ka emëruar Robert Lekajn, Luan Matoshin, Miranda Zherkën dhe Urim Gashin, si anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!