Humanity First dhuron 30 stacione për dezinfektim të duarve dhe pajim me maska higjenike

Organizata “Humanity First” dhe shoqata “AMJ” është duke e parë nga afër situatën në lidhje me pandeminë Covid-19 në Kosovë, si dhe shtimin e rasteve të reja me këtë virus (vetëm gjatë javës së fundit janë shtuar rreth 1000 raste të reja). Qyteti më i prekur në Kosovë llogaritet të jetë kryeqendra e saj, Prishtina.

Këto dy OJQ në bashkëpunim institucional me Komunën e Prishtinës, sot më 8 korrik 2020 kanë përfunduar montimin e 30 stacioneve për dezinfektim të duarve dhe pajim me maska higjenike. Disa nga to janë statike dhe disa të vendosura në mur.

Ju pëlqen!

I gjithë ky donacion vjen si ndihmë për t’i përfillur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sepse është e rëndësishme bartja e maskave dhe dezinfektimi i duarve nëse personat frekuentojnë autobusët urbanë ose vizitojnë vende të tjera.

Vendet dhe lagjet e Komunës së Prishtinës ku janë montuar ato janë:

4 copë te Banesat Sociale, Hajvali;
2 copë te Qendra për Punë Sociale, Bregu i Diellit;
1 copë te Kuzhina Popullore, Aktash;
1 copë te Qendra për Punë Sociale, te Qafa;
1 copë te Kuzhina Popullore, Tophane;
1 copë te Qendra për Punë Sociale, Kodra e Trimave;
4 copë te Banesat Sociale, Fusha e Pajtimit;
16 copë në pritoret më të frekuentuara ku priten autobusët urbanë, dhe në stacionin e trenit.

Për këtë donacion kanë falënderuar dhe janë prononcuar edhe zyrtarë nga Komuna e Prishtinës. Znj. Medina Braha e cila është drejtoreshë e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, ndër të tjera tha: “Si Komunë e Prishtinës falënderojmë organizatën Humanity First për dhurimin e maskave mbrojtësve dhe dezinfektuesve në 15 pritoret e autobusëve në Prishtinë. Kjo është bërë me qëllim të ngritjes së sigurisë për udhëtarët që frekuentojnë transportin publik në Prishtinë por edhe njëkohësisht sensibilizimin e qytetarëve në këtë kohë pandemie”.

  1. Dren Kukaj i cili është drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale duke potencuar që kjo nuk është hera e parë që organizata Humanity First dhuron dhe ndihmon komunën e Prishtinës tha: “Dua t’i shprehi falënderimet e mia në emër të Komunës së Prishtinës për organizatën Humanity First që nuk është hera e parë që po na ndihmojnë. Sot jemi në një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin publik në qytetin e Prishtinës. Falë këtij projekti shumë qytetarë do të kenë mundësinë që t’i dezinfektojnë duart si dhe të pajisen me maska në pika të ndryshme të qytetit. Andaj edhe një herë faleminderit shumë”.

Ndërsa Z. Premtim N. Fazliu i cili është Koordinator për Projekte pranë Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, me rastin e përfundimit të suksesshëm të këtij projekti tha: “Ndodhemi në Kuzhinën Popullore këtu në Aktash. Sot gjatë tërë ditës në bashkëpunim me Humanity First kemi bërë vendosjen e stacioneve për dezinfektim të duarve dhe pajim me maska higjienike për qytetarët dhe përfituesit e ndryshëm të skemës sociale në Prishtinë. Kjo si pasojë e përhapjes shqetësuese të pandemisë Covid-19 me theks të veçantë në Komunën e Prishtinës. Kësisoj ne kemi vazhduar me banesat sociale, banesat e veteranëve, pritoret e ndryshme më të frekuentuara të autobusëve urbanë, këtu në Kuzhinën Popullore në dy qendra si dhe në Qendrën për Punë Sociale në tri njësi”.

Përgatiti: Humanity First Kosova
Burimi: Faqja zyrtare në Facebook:
https://www.facebook.com/100798018322695/posts/144393210629842/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.