Jo të pakta kanë qenë rastet kur koronavirusi ka nxjerrë në pah besnikërinë e kafshëve ndaj pronarëve të tyre.

Njëri prej tyre është qeni Xiao Bao (thesar i vogël), i cili prej tre muajsh pret në korridorin e spitalit pronarin e tij, që ka ndërruar jetë nga koronavirusi në muajin shkurt.

Pronari i qenit nuk arriti ta fitonte betejën me pandeminë dhe pas 5 ditësh vdiq.

Ju pëlqen!

“Xiao Bao nuk pranoi të largohej nga spitali për ditë, javë, muaj rresht”, ka deklaruar një sanitare e spitalit.

Ndërkohë që priste pronarin e tij, ai ushqehej nga stafi i spitalit.

“Asnjëherë nuk e la spitalin. Ishte tepër prekëse dhe kaq besnike nga ana e tij. Kur vija në mengjes e shihja aty, kur ikja pasdite sërish e shihja aty duke pritur.”

Në 20 maj, stafi i spitalit mori ankesa dhe shqetësime në lidhje me Xiao Bao-n, i cili shëtiste nëpër korridore. Infermieret kontaktuan Shoqatën e Mbrojtjes së Kafshëve të cilët erdhën dhe e morën Xiao Bao. Për momentin, qeni ndodhet në strehën e kafshëve derisa të gjejnë të afërmit e pronarit që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!