Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra. Pikërisht këtë gjë kam bërë me iPhonin tim, ndaj ndihem aq e lidhur me të, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me fëmijën tim. Kohëve të fundit më kanë dalë në “newsfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione. U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk do kontrolloj emailin e punës, whatsappin, instagramin apo facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon! 
Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë
Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh. Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para ! Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë. 
Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali. 

Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura
Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë. Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME, ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë.Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur