Sot është harruar në masë nga shumëkush se është dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, patjetër një datë simbol për atë betejë modeste të shqiptarëve për lirinë. Kryeministri që mburret se ka qenë ndër të parët që përhapte idetë e demokracisë në Tiranë, ka heshtur. Pas tij edhe të vetët po ashtu.

Nga opozita është kujtuar ngjarja me disa statuse në Facebook dhe të vetmit që janë “tubuar” janë ish-të përndjekurit politikë. Ose më mirë ata që thonë se përfaqësojnë këtë kategori.

Në fakt të përndjekurit nuk kanë gisht aspak në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, që thuhet se ishte një akt i qytetarëve të Tiranës, të cilët 30 vjet më pas kanë harruar se çfarë bënë. Ose nuk janë më këtu. Një karakteristikë kjo e sjelljes sonë për data të caktuara që injorohen si sot për qëllime elektorale, ose përdoren për triumfalizëm dhe mobilizim siç ndodhi në 30 vjet.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.