Partitë e avancuara politike si CDU-ja gjermane, janë në thelbin e tyre njësoj sociale si Partitë Socialdemokrate, edhe pse konceptet e tyre politike i ndërtojnë mbi themelet e konzervimit të vlerave burimore autentike, tradicionale gjenetike, etnologjike, etimologjike, kulturore dhe edukative.

Sepse e bëjnë të mundur në shikim të parë të pamundurën :
Ndërtimin e urave ndërlidhëse ndërmjet vlerave autentike burimore e tradicionale dhe atyre moderne.
Fakti që më kalimin e kohës e kanë implementuar në plan-programet e tyre edhe pjesën më të dobishme të doktrinës ekologjike, socialdemokrate dhe liberale të politikbëries, është një dëshmi që nuk kanë ngelur të barrikaduara apo ngujuara në konzervat e kapitalizmit të egër, të padrejtë, eksploator dhe toksik.
Prandaj si të tilla këto parti janë shumë të dobishme për popujt dhe shtetet të cilat i udhëheqin.
Në Kosovë nuk kemi as Parti Konzervative dhe as Parti Socialdemokrate.
Kemi vetëm improvizim, degradim, keqinterpretim dhe keqimplementim të ideologjive.
Sepse udhëheqësit e Partive tona janë aktorë tragjikomik të diturisë së munguar, të cilët për të qenë bindës i çojnë vetullat e tyre lartë si Ajnshtajni, për t’ia humbur popullit fijen se kush është në të vërtetë prokurori, e kush polici dhe hajni.
Sepse aktrojnë kompetencë edhe pse janë të zbrazur nga vlerat njerëzore dhe dituria, si shishet e pijanecave nga rakia.

Sepse i mbushin Partitë e tyre me llum dhe helium dhe shndërrojnë në balona, prandaj ato shumë shpejtë fluturojnë në qiell dhe e humbin kontaktin me gravitetin e tokës.
Mirëpo në momentin që përjetojnë rënie të lirë pa parashut, dëshmojnë se kanë qenë më të pavlefshme dhe padobishme për popullin dhe shtetin e tyre, sesa baglat e lopës.
Sepse funksionojnë si Kompani Biznesore që bëjnë biznes me lekët dhe pronën e popullit.
Ndërkaq përfitime u sjellin vetëm liderucave të tyre dhe dashamirëve, farefisit, klienteles dhe servileve të tyre në popull.
Prandaj nuk është ndonjë tragjedi, por përkundrazi uratë për këtë popull dhe shtet, perëndimi i tyre si i diellit në Alaskë.

Ju pëlqen!

Sepse përveçse nuk janë të dobishme, janë shumë të dëmshme dhe kushtueshme.
Prandaj shqiptarë të nderuar :
Mos e vajtoni fatin e tyre të merituar, përkundrazi festoni që kanë perënduar. Në fakt merreni debaklin e tyre me sportivitet, sepse atë që e kanë lyp e kanë gjet. /Lirim Gashi/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.