Janë të ftohtë dhe pa ndjenja, por vetëm në pamje të parë. Nuk duhet të distancohesh nga ta, pasi të lindurit në këto shenja të horoskopit vërtet nuk e thonë shpesh fjalën “Të dua”, por e tregojnë dashurinë e tyre të vërtetë në mënyra të ndryshme.

Luani
Një person i shenjës së Luanit nuk e shpreh dashurinë që ndjen për një person tjetër, edhe nëse ka një jetëtë tërë që jeton me të. Kur komunikon me dikë të kësaj shenje, duket sikur ti di më pak për të, nga sa di ai për ty. Pra, në krah të një Luani do të ndihesh pëherë në pozitë inferiore. Krahas fjalës” Të dua”, edhe “Më fal” është diçka që ata e thonë vërtet rrallë. Edhe kur e dinë se kanë bërë një gabim, nuk e pranojnë asnjëherë. Vetja u duket aq perfekte, saqë nuk munden dot ta pranojnë një gabim…

Bricjapi
I ftohtë dhe arrogant, këto janë përshtypjet e para që të lë një person i kësaj shenje. Duken si persona pa ndjenja, por nuk është e vërtetë. Janë të tillë kur kanë pranë njerëz të tjerë, ndërkohë në vetmi mundet edhe të qajnë kur kalojnë momente të vështira. Frika e një traume psikologjike është ajo që e ndalon një Bricjap të shprehë emocionet e veta. Duhet të kesh durim të madh dhe nerva të forta për ta bërë një Bricjap të flasë për ndjenjat e tij.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!