Sebastian Zonja

Gjermania e humbi Luften e Dyte Boterore dhe shumica e qyteteve ishin te rrafshuar me token. Brenda pak kohe ajo u nda me dysh. Vetem pak vite me pas, ne 1948-n u pane shkendijat e para te nje superfuqie qe po vinte ne jete. Kjo fal gjenise se ekonomike te Eucken dhe Erhardt. Nuk kaluan dy dekada dhe Gjermania Perendimore ishte nder 10 vendet me ekonomine me te forte ne bote. Nderthurja e tregut te lire me politikat sa me sociale ishte ne thelb te programit te tyre ekonomik. 
*
Me pak te shkaterruar dolem ne nga komunizmi. Cilet ishin gjenite tane te ekonomise? Po pasardhesit e tyre? Ç’kontribut dhane per vendin? Greqia hyri ne nje krize te thelle, doli. Po ne?
*
Nuk duhet te harrojme qe perkundrejt Pashkove, Malove e Bodeve, ky vend ka patur ikona te mendimit dhe dinjitetit:

Amaneti i Mitrush Kutelit fëmijëve dhe bashkëshortes:

“Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me tradhëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra.”

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.