Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.

Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës. Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.

Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.

Ju pëlqen!

“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.