E pavarura “MekuliPress” ju risjell fjalimin e madh të botuesit dhe të kryeredaktorit të “The New York Times”, John Swinton, i cili edhe pse ka më shumë se një shekull që është thënë, është më aktual se kurrë.

Njeriu numër një i të famshmes “The New York Times”, John Swinton, e mbajti këtë fjalim në vitin 1880, atëherë kur ishte i ftuar si mysafir nderi në një ndejë të shtruar për nderë të “shtypit të lirë”.

Ja fjalimi i tij i guximshëm dhe shumë i vëretë:

“Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruajë mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq i naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e gojës.

Ju e dini këtë dhe unë e di gjithashtu. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë tona dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...