Mefail Bajqinovci

Asnjë, asnjëherë nuk është besuar nga populli i Kosovës. Pse? Sepse ne, vazhdimisht jemi rritur e po rritemi. E po të ishim ne antiamerikanë, bolshevikë, të lidhur me Moskën e broçkulla koti të tilla, nuk do të kishim kaq mbështetje popullore. Populli i Kosovës nuk voton antiamerikanë, komunistë, e të lidhur me rus. Prandaj e keni kot. Krejt këto etiketime kanë rënë sepse thonë “çka ngjitet, hiqet”.

Në rrjedhën e këtij tentimi për të treguar filma me LVV’në, një kinëse gazetar në një televizion që shpërndanë propagandë me qera, tha një gjë shumë interesant, pak a shumë kështu: VETËVENDOSJE! na qenka ajo që ka marr fëmijë, pra të mitur, dhe i paska trajnuar ilegalisht për akte të paligjshme e të dhunës politike.

Natyrisht, secili në Kosovë e di që kjo është rrenë dhe nuk ja vlenë të flitet për vërtetësinë e saj. Por diçka tjetër më bën përshtypje në këtë deklaratë. Nga tregimet e prindërve të mi që i mbaj mend, ata tregonin se pas vitit 1981, UDB’ja, përveç vrasjeve, arrestimeve e përndjekjeve, ndaj shqiptarëve kishte nisur një fushatë të egër të propagandës. Thelbi i kësaj propagande ishte se si, siç thuhej atëherë në gjuhen e tyre, seperatistët shqiptar, po marrin fëmijë të shkollave fillore e të mesme e po i indoktrinojnë, trajnojnë e nxisin ne akte terroriste.

Ju pëlqen!

Pra, ngjashmëria e logjikës së parë, asaj të gazetarit para disa ditësh dhe e UDB atëherë, pas vitit 1981, është në tërësi e njëjtë. Shkollat e njëjta, me gjasë ende funksionale!

Lëvizjet e popullit tonë përpara drejt aspiratave të tij, as i kanë ndalur atëherë, e nuk do të kenë mundësi t’i ndalin as tani e as më vonë. Sa më shumë që goditen, aq më tepër rriten. Prisni e shiheni!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!