Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur (dhe një shpjegim pse justifikimet banale të qeverisë për koncesionet si ai i Teatrit janë qesharake)


Nga Klodian Tomorri

Studentet e dy universiteteve private ne Shqiperi moren ditet e fundit, thuajse ne menyre te koordinuar nje keshille se si te jene te suksesshem ne biznes. Keshilla ishte: E para, provoni të bëheni sipërmarrës, e dyta provoni të bëheni sipërmarrës dhe e treta provoni të bëheni sipërmarrës. Kurse keshilltari ishte Samir Mane, biznesmeni i dyte me i fuqishem ne vend.

Ju pëlqen!

Une njoh nje mik qe nuk e ka eksperiencen e zotit Mane ne biznes. Por keshilla e tij me duket me interesante; Behu i afert me qeverine.

Nese arrin te kesh ndikim ne qeveri, atehere rruget e suksesit jane te pafundme.

Se pari, mund te fitosh miliona euro duke mbledhur borxhet qe ka shtetit. Nderton disa kompani per mbledhjen e borxheve. Pastaj ndikon qeverine qe t’i shlyeje borxhet permes kompanive te tua. A mund te ndodh kjo? Sigurisht.

Ne vitin 2010, qeveria shqiptare urdheroi kompanite ujesjellesave qe te shlyenin borxhet e tyre ndaj CEZ, kompanise ne ate kohe private te shperndarjes se energjise. Por borxhet nuk u shlyen direkt nga ujesjellesit tek CEZ, por kaluan permes kompanive private te mbledhjes se borxheve. Per cdo 1 milione euro borxhe qe ujesjellesi i paguante CEZ, kompanite ndermjetese merrnin deri ne 500 mije euro, pra gjysmen. Dhe ishin dhjetera milione euro borxhe qe u shlyen.

Se dyti, shenjestro nje sektor strategjik, fjala vjen si minierat. Nese aty eshte sakaq nje kompani private, prit se do te vije momenti. Nje dite privati mund te largohet. Pastaj ti e ble kompanine per 30 milione euro, por nderkohe nuk paguan asnje leke nga xhepi yt. Ato 30 milione euro jane tvsh e parimbursuar qe investitori shites kishte per te marr ne shtet. Ai nuk i merrte dot, por ti mund t’i marresh fale lidhjeve qe ke ne qeveri. Keshtu qe shtie ne dore nje aset strategjik pa paguar asnje cent.

Se treti, ti mund te diktosh rregullat e lojes. Mund te ulesh pragun e xhiros duke futur bizneset e vogla ne tvsh. Keshtu tregu pastrohet nga konkurrenca. Dyqanet e vogla shfarosen dhe i gjithe tregu eshte per qendrat tregtare.

Se katerti, mund te shkruash ligjet. Fjala vjen mund te diktosh heqjen e taksave ne sektore te caktuar ku ti ke interesa. Turizmi per shembull eshte nje sektor me potencial te larte.

Se pesti, mund te fitosh miliona euro vetem me trafikun e influences. Mund te shesesh leje ndertimi, mund te blesh lire pronat nga te tjeret qe nuk marrin dot leje ndertimi dhe me pas t’i shesesh shtrenjte.

Sa rruge te pafundme ka suksesi. Mjafton te njohesh dhe kontrollosh njerezit e duhur, domethene qeverine.

Por pyetja eshte kjo: A eshte ky modeli qe i duhet promovuar shoqerise?

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!