Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja. Mjekja u nda nga jeta pasi ishte e infektuar me COVID-19.

Përpara se të infektohej gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë por ditët e fundit u përkeqësua. Zyliha Kraja një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër nga duart e së cilës dolën një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë.

Ajo ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.