Haki Abazi

Nuk eshte ikje eshte perzerje nga vendi

Ngopja eshte proces i ngadalshem por njerezit vertet jane ngopur dhe jane para shperthimit. Populli eshte barometer i sakte. Me 29 Shtator ka treguar qe eshte i gatshem te beje gjithcka per ta ndaluar Thacin dhe grupin e tij nga shkaterrimi i shtetit dhe pazaret qe ai donte ti bente me territoret e vendit.

Nuk e kap mendja se si behen me qindra ministra e zevendesministra dhe udhehqesit zgjerdhihen kur pyeten ose flasin sikur me qene Kosova oborri i tyre e qeverisja ndonje dasem ku thirren farefisi.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Nuk ta kap mendja qe e gjithe afera PRONTO behet dhe nje tentim nuk ka ndodhe per me arrestu njerez per gjitha ato afera kriminale institucionale.

Ministria e puneve te jashtme eshte mbushur me familjare, e udhequr nga njeriu me te cilin bejne hajgare e gjithe bota. Ai qe nuk ka aftesite minimale e perdore sherbimin dhe takimet bilaterale me shpernda shalla me emrin e tij sikur me qene ministria per promovimin linjes se shallave me dizajn te pacollit.

PDK gjithashtu e perdore sherbimin diplomatik per me i kushtezu njerezit me libreza partiake , por edhe ne cdo resore tjeter.

Njerezit e afert me partite ne pushtet jane bere milionere duke qene drejtor urbanizimi, (lexo kushtezues) e mbajtes te pozitave ne insitucionet qe do te duheshin te ishin promotoret e zhvillimit dhe gjenerimit te vendeve te punes. Ata ajen aresyja e pazhvillimti dhe bllokimit.

Ushtaret e UCK bejne vetvrasje ne pamudesi per te gjetur nje vend pune pa u nenshtru ne gjunje.

Me nje vend ku qeveriset qe 20 vite me kreditin e luftes e lihet memoraili i familjes Jasharja deri ne rrezuarje ndersa ne anen tjeter falen me dhjetra miliona e vjedhee dhjetra miliona te tjere.

Ne vendin ku gruaja e politikanit analfabet behet profesoreshe universitare dhe anasjellats e te dy bashke behen doktor shkence por nuke dine cila eshte shkenca.

Ne vendin kur regjisori eshte anetar i PDK, drejtori i teatrit eshte poashtu e aktoret jane femija e profesorit qe po ashtu rastis me qene regjisori e qe eshte edhe babai i nje diplomate qe martohet me djalin e ambasadorit.

Ne vendin ku invoacioni matet me aftesine qe Ministri nga PDK ja jep o fondin per invoacion djalit te parlamentares se PDK e cila eshte fajtorja kryesore per bllokimin e proceseve parlamentare e kushtetuese e qe rrejdhimisht i ka krijuar mudesine PDK dhe sateliteve te saj me kap shtetin.

Ne vendin ku kryeministrat ne vazhdim bashke me partine private te Pacollit kane per vizion me djege qymyr edhe 60 vitet tjera.

Ne vendin ku qohet krejt elita e rrejshme e korruptuar dhe hote se me demarakcion me MZ i marrim vizat e kur nuk i marrin vizat i shtine veshet ne lesh sikur nuk ka ndodhur asnje gje.

Ata qe kane hapur shampanje per liberalizim te vizave para 4 viteve vazhdojne me mendu qe jane te afte me udheheqe dicka e me qen prfesore te impunar ne univeristete publike e private.

Krejt keto bashke kane nje emer- Me ju be nejrezve jeten te pamundur dhe Perzerje te njerezve nga ketu qe mos me i pa se cka po bjene. Keshtu ka qene edhe ne kohen e Milloshevicit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]