Nuk është Dubai! Nuk janë ishujt Karibe e as ishujt Maldive. Është Laguna e Kune-Vainit, një nga pasuritë turistike të veriut të shqiptarëve. Kjo bukuri mahnitëse tashmë është më lehtësisht e përjetueshme falë ndërtimit të infrastrukturës.
Kjo është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, dhe kjo që para rreth 8 dekada më parë. Laguna e Kune-Vainit është vetëm 8 km larg Lezhës, dhe cilësohet si një nga më të bukurat që natyra i ka falë tokës sonë.
Laguna Kune-Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Në përbërje të Lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.
Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.