Vetëm 30 minuta iu deshën Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të dhënë vendimet për 3 anëtarë të sistemit të drejtësisë. Në një hark të shkurtër kohor, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitajt, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe kolegëve të tij pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Arjan Qafa dhe Fioralba Prifti. Për secilin prej tyre, Komisioni konstatoi probleme në justifikimin e pasurisë.

Ditën e djeshme dy anëtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë janë shkarkuar për shkak të problemeve të konstatuara nga KPK.  Kështu, të mërkurën Alaudin Malaj me një karrierë prej gati tre dekadash dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndërsa prokurori Alket Mersini pasi ka ngecur pasi KPK evidentoi mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurive.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.