Komisioni Qendror Zgjedhor nëmbledhjen e së shtunës konfirmoi se nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve.

Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapra me ligj dhe kushtëtutë.

Antari Ilir Gashi deklaroi se në mbledhjen e mbyllur që është mbajtur të premten është konstatuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të mbajë zgjedhjet.

Ju pëlqen!

Ndërsa, Arianit Elshani tha se përderisa ka deklarime publike nga institucionet e sigurisë se situate është e menahxueshme atëherë duhet të vijohet me planin oepracional për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të vijohet me fazat që janë paraparë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, deklaroi se ndryshe nga raportimet në media, zyrtarët komunalë të KKZ të katër komunave veriore kanë deklaruar se nuk i ikin përegjegjsisë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Që nga e enjtja në mbrëmje, nga baditë kriminal serbë të frymëzuara e të ndihmuara nga Vuciq, në komunat veriore kanë ndodhur disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna me armë zjarri, me këtë rast, janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore. Po të enjten në mbrëmje, nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku ka mbetur i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor. E para disa ditëve, derisa zyrtarët e KQZ-së bashkë me zyrtarë policorë janë penguar që të hyjnë në ambientet e KKZ-ve në komunat veriore.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!