Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për shtyp.

Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Ju pëlqen!

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar qeveria.

Lexo po ashtu:  Gazetarja e Birn: Shkrimi për koncensionet e plehrave është i bazuar në fakte, jemi gati të përballemi në gjykatë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!