“Nuk do të kish qenë e mundur”, thoshte Gëbelsi, “që ne të merrnim pushtetin… pa radion dhe aeroplanin”

Një tipar kryesor i populistëve sot, është përdorimi i mjeteve të reja të komunikimit të drejtpërdrejtë. Në disa drejtime, është një jehonë e tenencave që janë parë edhe shekujt e kaluar. Në shekullin 17, materialet e reja të printuara shpërndaheshin nga një rrjet propagandistësh. Ky lloj komunikimi lejoi një ekspansion të teorive konspirative, ose ideve të tipit: “Ne kundër atyre”.

Në shekullin 20, populistët mund të shfrytëzonin tashmë teknologji të tjera të reja. Kreu i propagandës naziste, Jozef Gëbels ishte ndër të parët që njohu dhe përdori potencialin e radios, me kapacitetin e saj për të përcjellë dramën e mitingjeve, në të cilët Hitleri dhe të tjerë u drejtoheshin turmave përreth Gjermanisë. “Nuk do të kish qenë e mundur”, thoshte Gëbelsi, “që ne të merrnim pushtetin… pa radion dhe aeroplanin”.

Ju pëlqen!

“Shpresa jonë e fundit, Hitleri” thuhet në një poster të vitit 1932, i printuar gjatë Depresionit të Madh, një periudhë me papunësi të lartë në Gjermani. Periudhat e kursimit të fortë kanë nxitur edhe më parë lëvizje populiste.

Kohët e fundit, populistët kanë përdorur internetin dhe mediat sociale, për të anashkaluar ato që i shohin si mediat krysore, të bëra aleate me armiqtë e tyre mes elitës – ato që Donald Trumpi i ka quajtur “mediat e shpifura e të pandershme”. Mediat sociale u ofrojnë populistëve një ndryshim të madh të numrit të njerëzve ku mesazhi i tyre mund të arrijë. Ata që kanë studiuar rritjen e Frontit Nacional në Francë, kanë vërejtur se përpjekja e tyre e marrëdhënieve publike ka ndryshuar, që nga vitet tetëdhjetë, nga një buletin që dilte një herë në disa muaj, në një faqe interneti e cila përditësohet çdo ditë.

Kjo shpejtësi dhe efiçencë e një komunikimi të tillë, rrit ndikimin e populizmit galopant, të cilit i tremben shumë politikanë. Historianë të shekujve 19 dhe 20 thonë se kjo gjë, populizmi pra, ka qenë i pranishëm prej një kohe të gjatë. Por, përmes mediave, është përshpejtuar shumë ritmi me të cilin ai shndërrohet në pushtet politik. / BBC /MekuliPress/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!