NRG Band janë padyshim grupi më i pëlqyer në estradën shqiptare, pasi vazhdimisht sjellin projekte të reja në treg.

Pas disa paralajmërimeve, solisti Besnik Qaka, në një postim në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se kënga e re është lansuar.

“Faj” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Nurteel. Për video kësaj radhe është përkujdesur Valon Aziri, në të cilën protagoniste ka qenë edhe modelja Flora Balinca.

Ju pëlqen!

Që në momentet e para të lansimit, projekti ka rezultuar mjaft i suksesshëm, duke marrë pëlqime të shumta.

Qaka po ashtu para kësaj kënge kishte sjell në treg ripërpunimin “Relacion”, e kënduar nga Rosalia.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.