Ndër novelsitët e parë të letërsisë shqipe, Mihal Grameno lindi më 13 janar 1871 dhe vdiq më 5 shkurt 1931. E përligji bukur kalesën e tij në botën shqiptare në përkushtim atdhetar, me luftë për lirinë e popullit shqiptar dhe për autoqefalinë e komunitetit ortodoks, me krijimtari të gjerë në letërsi, teatër dhe publicistikë, kjo edhe fusha ku ai spikati më shumë.

U lind në Korçë në një familje tregtare, u shkollua në vendlindje dhe më 1885 mërgoi në Rumani, ku në Bukuresht u përfshi në lëvizjen kombëtare shqiptare, madje si sekretar i gazetës “Drita, më 1889.

Në vitin 1908, Mihal Grameno është i pranishëm në Kongresin e Manastirit, si përfaqësues i Klubit të Korçës. Në vitin 1909 themeloi në Korçë “Lidhjen Orthodokse” dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër, në vitet 1909 – 1910.

Ju pëlqen!

Në vitin 1910 u arrestua nga autoritetet osmane. Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë e redaktojë të përjavshmen “Koha”, fillimisht në Korçë dhe më pas në Jamestown NY, ku jetoi në vitet 1915-1919. Ishte detyruar të largohej nga Shqipëria, mbas shpërthimit të Luftës I Botërore.

U kthye në Evropë për të përfaqësuar shqiptaro-amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris. Vazhdoi të shkruajë e të botojë, por më vonë u tërhoq nga lëvizja kombëtare.

I sëmurë dhe i dëshpëruar, vdiq në Korçë, më 5 shkurt 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”. Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike.

Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike. Këtu përmendim novelat e tij: “Oxhaku” (1909), “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”.

Ai shkroi dy veprat: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), vepra që trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926). Vdiq në Korçë më 1931.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!