Ndryshe nga çdo dimër tjetër, ky i këtij viti, në Norvegji nuk ka sjellë as dëborë, as lumenj të ngrirë, e as fëmije që të luajnë në to. Dhe parashikimet e institutit norvegjez të motit lënë vend për zhgënjim, pasi as në ditët e javës në vijim nuk pritet të ndryshojë situata.

Dimri i këtij viti, jo vetëm në Norvegji por edhe më gjerë, është treguesi më i mirë i ndryshimeve klimatike. Për Norvegjinë problemi nuk mbetet thjesht te zhgënjimi i fëmijëve, por te fakti se i ftohti, dëbora dhe ngrica janë pjesë e kulturës së vendit e për rrjedhojë edhe pjesë e ekonomisë së saj.

Disa kopshte lojërash për fëmijë janë duke investuar në makineri që lëshojnë topa bore për t`i garantuar fëmijëve që të vazhdojnë të ndërtojnë babagjysha prej dëbore.

Ju pëlqen!

Dhe kur temperaturat jashtë ngrohen aq shumë sa edhe dëbora artificiale nuk i duron dot, atëherë është “SNO”, qendra e parë e skive në ambient të mbyllur, e cila u hap më 15 janar të këtij viti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.