Autoritetet shëndetësore në Norvegji thonë se nuk ka prova të një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis vdekjeve të moshuarve të vaksinuar kundër Covid-19 dhe vaksinës që ata morën.

Agjencia Norvegjeze e Barnave po kërkon të adresojë frikën se marrja e vaksinës mund të jetë shumë e rrezikshme, pasi 33 persona të moshës 75 vjeç e lart vdiqën pas imunizimit, sipas shifrave të fundit të agjencisë. Të gjithë ishin të sëmurë rëndë, thuhej në raport.

“Është e qartë, Covid-19 është shumë më e rrezikshme për shumicën e pacientëve sesa vaksinimi,” tha Steinar Madsen, drejtor mjekësor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave, të hënën. “Ne nuk jemi të alarmuar.”

Ju pëlqen!

Raportet fillestare nga Norvegjia u bënë tituj ndërkombëtarë ndërsa bota kërkon shenja të hershme të efekteve anësore të mundshme nga vaksinat. Deri të Premten, Norvegjia kishte përdorur vetëm vaksinën e siguruar nga Pfizer Inc. dhe BioNTech SE dhe kompanitë tani po punojnë me vendin nordik për të analizuar vdekjet. Raporti i parë i sigurisë në mbarë Evropën për vaksinën Pfizer-BioNTech pritet të publikohet në fund të Janarit.

Burimi: Bloomberg

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.