Virologu i njohur francez, nobelisti Luc Montagnier ka deklaruar se koronavirusi i tanishëm është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS për të kërkuar me këtë rast vaksinën ndaj kësaj të fundit.

Virologu ka folur në një emision të dedikuar për mjekësinë, Pourquoi Doctor, përmes të cilit, ndër të tjera ka thënë:

Me kolegun tim, biomatematikanin Jean Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi, ARN-në dhe e vërteta shkencore është se sekuenca e AIDS është shtuar në genomin e korornavorusit për të tentuar të prodhohet vaksina. 

Ju pëlqen!

Nuk jemi të parët sepse një grup kërkuesish nga India ka publikuar një studim në të cilin tregohet se genomi i plotë i këtij virusi ka në brendësi sekuenca të një tjetër virusi, ato të AIDS. Por grupi indian e tërhoqi studimin pas publikimit.

Sipas shkencëtarit francez historia e tregut të peshkut në Wuhan është një fabul e bukur që nuk qëndron në këmbë.

Nuk është e mundur që një të jetë vetem një virus i transmetuar nga një lakuriq nate. Me gjasë është nga kjo që janë nisur dhe pastaj e kanë modifikuar. Ndoshta donin të bënin një vaksinë kundër AIDS, ka shtuar ai. Sipas tij natyra nuk i toleron manipulimet.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!