NOBEL nuk është standard i vlerave, e as përcaktues i së vërtetës por reflektim i realitietit që nga lehtësimi i jetës ka kaluar në vrasësin e njerëzimit.

Vendimi dëshprues dhe vërtet absurd e turpshëm i komitetit të çmimit NOBEL për shkrimtarin Peter Handke, nuk duhet të jetë befasues në botën ku vriten 700 mijë Sirian dhe askush nuk bën zë, në sistemin e vlerave të rëna përtokë dhe krizën e njerëzimit, mashtrimit dhe manipulimit të politikave botërore, përdorimit të religjionit për interesa të ndyra individuale, grupore apo interesa të shteteve që përdorin dhunën dhe diskriminimin e shtypjen, si mjet të kontrollit.

Në kohën kur kriza klimatike po i kërcënohet botës, dhe symbyllur po ndodhë shkatërrimi i pjesëve më të rëndësishme të ekosistemit dhe biodiverisitetit, me rrezik shumë të madh për të gjitha gjeneratat që po vijnë, luftës në Siri që me miliona refugjatë vdesin në dete e oqane dhe kalbën nëper kampe, larg syve të botës, vrasjeve masive në Mianmar, diskriminimit të pandaleshëm kundrejt Palestinezëve, uria e shkatuar nga luftërat në Jemen, problemi me Jazidëd e Krurdët, dhe në kohën kur është një president që ka fragmentuar dhe ka sjellur politikën amerikane në nivelin më të ulët të mundshëm, vendimi për dhënien e çmimit NOBEL shkrimtarit që përkrahu veprimet gjenocidale të Millosheviçit, nuk duhet të vij si befasi, aq më tepër kur Vuçiq vitin e kaluar e shpalli Millosheviçin hero, në mes të Drenicës, aty ku kishte kryer krimet më të rënda në vitet e 90ta.

Ju pëlqen!

Më duhet të them, që nga Kosova e vogël po lindë një dritë e madhe, sepse me ndryshimin që ka ndodhur e që duhet të realziohet tani në vepra, shumë gjëra mund të parandalohen, e sigurisht që do të parandalohet që Millosheviçit t’i ndërtohet ndonjë faltore në mes të Kosovës./Haki Abazi /MekuliPress /

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.