Njoftim i rëndësishëm!
Të dashur bashkatdhetarë që jetoni në mërgatë dhe që jeni regjistruar për votim me postë.
Nga data 2 shkurt, pra që nga sot, do të pranoni fletëvotimin në e-mailin tuaj.

Kujdes!
1️⃣ Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf 📩, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim.
2️⃣ Pastaj në një zarf tjetër 📩 vendosni kopjen e një dokumenti të identifikimit valid.
▪️Letërnjoftim
▪️Pasaportë ose
▪️Patentë shoferi
3️⃣ Të dy zarfet vendosni në një zarf tjetër ✉️ në të cilin e shenoni adresën e KQZ-së.

4️⃣ Dërgoni zarfin me postë urgjente në adresën e mëposhtme:

Ju pëlqen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Për të arritur me kohë vota juaj, ju lutem që ta dërgoni sa më parë fletëvotimin preferohet me postë të shpejtë DHL ose UPS.

P. S. Mos postoni më shumë se 5 fletëvotime në një zarf, pra psh nëse jeni 8 anëtarë me të drejtë vote, vendosni në dy zarfe (5+3 ose 4+4). Pra jo më shumë se pesë .

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.