Më shumë se 1 mijë tonë qershi prodhon çdo vit fshati Shilbatër i Elbasanit, një nga zonat e cila furnizon thuajse të gjithë tregun vendas. Fermerët janë të fokusuar në drejtim të kësaj kulture për shkak edhe të terrenit të përshtatshëm.

Po cilat janë disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive?

Ndikimi në kocka

Ju pëlqen!

Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave. Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shancin e dhimbjes së kockave. Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetëshëm. Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Lexo po ashtu:  Tesla tejkalon Volkswagen si kompania më e vlefshme në treg. Toyota mban vendin e parë

Ndihmon në sëmundjet e zemrës

Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe rriskun e prekjes nga ataku në zemër. Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shendetëshëm.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!