Lulja e bukur – këput kush të ka,
Prej shoqesh tueja – kush të paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkretë
Qysh se të kanë tretë

Se ti dhe unë – nda prej shoqënisë
Larg prej qytetit – tim, prej Shqipërisë
Si ti u dogja – lulja e shkretë
Në dhe t’huejin tretë

Ti, në kopsht tandin – ku ke lulzue
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue
Por tash je veshkun – lulja e shkretë
Tash qi t’ka tretë!

Ju pëlqen!

Edh’ un, n’dhe timin – gjithë i gazmue
Prindët më knaqshin – isha i lumnue
Por tash po digjem lulja e shkretë
N’dhe t’huejin tretë.

“Nji lules së vyshkun”, Filip Shiroka

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.