Njeriu më i pasur në botë nuk ka një shtëpi të tij dhe fle në banesat e miqve.

“Aktualisht nuk kam një shtëpi, me pak fjalë qëndroj tek miqtë e mi, fle në dhomat e gjumit që kanë për miqtë”, rrëfeu miliarderi Elos Musk në një intervistë për Chris Anderson.

Musk ka një pasuri me vlerë neto 251 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Ju pëlqen!

“Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit për konsum personal, por s’është kështu”, rrëfeu Musk, duke shtuar se ai nuk ka në pronësi një jaht, si edhe nuk bën pushime, megjithëse ka një avion personal.

Më pas vazhdoi: “S’bëj shpenzime të mëdha. Dua të them, me përjashtim të një avioni, por nëse nuk e përdor do të thotë më pak orë pune.”

Miliarderi nuk ka një shtëpi të përhershme, pavarësisht se është personi më i pasur në botë.

Në një intervistë për Vanity Fair, ish-partnerja e tij Grimes, tha se Musk ndonjëherë jeton “nën kufirin e varfërisë”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.