Gjetja e mjeteve të reja të gurit zhvendos me 15 mijë vite, themelet e kolonizimit më të hershëm të vendit. Dhe bashkë me të, daljen nga Afrika dhe ndërveprimin me speciet e tjera.

Deri më tani, provat më të vjetra të vendbanimeve të njeriut në Australi ishin disa mjete guri në veri të vendit, që datonin 50.000 vjet më parë. Tani një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në një tjetër vendbanim-shkëmb çon pas në kohë, me 15.000 vjet, praninë e njerëzve në këtë territor, dhe si rezultat rrugëtimin detar për të arritur atje, ndërveprimet me specie të tjera në Azi dhe emigrimin jashtë Afrikës.

THESAR. Chris Clarkson dhe kolegët nga Universiteti i Queensland kanë zbuluar 11.000 objekte brenda Parkut Kombëtar Kakadu në Northern Territory. Mjetet përfshijnë disa nga sëpatat prej guri, më të vjetra të gjetura ndonjëherë, gurë për pluhurizimin e farërave dhe shtiza të punuara me kujdes. Aty u gjetën gjithashtu sasi të mëdha të okrës dhe fragmente të silikatit, që përdoreshin për të dekoruar shkëmbin.

Ju pëlqen!

ME HERET SE SA MENDOHEJ. Datimi me karbon dhe kokrrat e kuarcit në këto shtresa sedimentesh sugjeron se vendbanimet më të vjetra në vend janë ngritur 65.000 vjet më parë, por disa gjetje mund të datojnë deri në 80 mijë vjet më parë. Zbulimi i publikuar në “Nature” mund të ndihmojë të kuptojmë se si australianët e parë ndërvepruan me megafaunat vendase, që u zhdukën 45.000 vjet më parë, por ka edhe implikime në marrëdhëniet me hominidë të tjerë të zhdukur.

Duke qenë se për të hyrë në Australi duhej të kalonte nga ishujt e Azisë Juglindore, kolonizatorë-sapiens mund të kenë rënë në kontakt me Homo floresiensis (“Hobbit” e ishullit të Flores, Indonezi). Gjurmët e fundit të këtyre Hominidëve datojnë 60.000 vjet më parë. Por edhe ndërveprimet në Azi të sapiensëve që dilnin nga Afrika, me neandertalët dhe denisovianët mund të kenë ndodhur më herët, nga se besohej më parë. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!