Histori të pabesueshme mbijetese

Në vitin 2012, një cift që udhëtonte me motorrë dëbore ndeshën në atë që u duk si një makinë e vjetër e braktisur pranë qytetit të Umeas. Megjithatë, kur policia dhe punonjësit e ndihmës larguan shtresën e trashë të akullit përreth makinës, ata gjetën një njeri kockë e lëkurë, brenda një cante gjumi në pjesën e pasme të makinës. 45-vjecari ishte kaq i dobët, saqë as nuk mundej të fliste, por ai mundi gjithësesi t’u thotë atyre që e shpëtuan se kish qenë për dy muaj i burgosur i dëborës.

Zbulimi u duk si mrekulli, por më tej ai shkaktoi shumë debate, pasi personi i shpëtuar që u identifikua me emrin Peter Skyllberg, pretendoi se nuk kish vënë gjë në gojë gjatë gjithë kohës. Shkencëtarët thanë se zakonisht njerëzit vdesin urie pas katër javësh. Të tjerë kanë thënë se grevat e urisë zakonisht zgjasin 60 ditë, përpara se të vijë vdekja, ndonëse ata zakonisht mbijetojnë në kushte më të ngrohtë.

Ju pëlqen!

Ndërkohë, njerëzit që e shpëtuan Skyllbergun kanë deklaruar se ai kish mundur të largohej nga makina po të donte, duke thënë se kjo mund të ketë qenë më shumë një përpjekje për vetëvrasje, se sa një aksident. Në cdo rast, mbijetesa e Skyllbergut ishte e mrekullueshme, duke i bërë disa të flasin edhe për një formë të letargjie njerëzore. Të tjerë kanë thënë se qeniet njerëzore nuk mund ta arrijnë letargjinë e vërtetë, duke shtuar se Skyllbergu shpëtoi falë ngrohtësisë së rrobave të tij, duke ruajtur energjinë pasi kish qëndruar brenda cantës së gjumit, dhe duke u ushqyer me dëborë. Ka gjasa që edhe makina të ketë përftuar një farë izolimi prej dëborës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!