“Kështu ndodh gjithmonë: posa ndonjë i huaj i fuqishëm hyn në një krahinë, të gjithë ata që janë aty më të dobët bëhen me të, nga smira që kanë kundër atij i cili, si më u fuqishëm, është mbi ta; kështu që pushtuesit nuk i lypset mund i madh t’i bëjë për vete të dobëtit, sepse të gjithë së bashku menjëherë bëjnë një tërësi me pushtetin që ai e ka vendosur aty.”

“E ai që bëhet zotërues i një qyteti të mësuar të jetojë i lirë dhe nuk e asgjëson, le ta dijë se qyteti do ta asgjësojë atë; sepse, duke ngritur krye, qyteti gjithmonë ka si arsyetim dëshirën për liri dhe për rregullimin e vjetër, të cilat kurrë nuk do ti qesë në harresë as koha e as bamirësia.”

“Njerëzit ose duhet të përkëdhelen ose të zhduken, sepse hakmerren për fyerje të vogla, kurse për të mëdhatë nuk munden; kështu; dhunën duhet ta bësh në mënyrë që të mos kesh frikë nga hakmarrja.”

Lexo po ashtu:  Hapet ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti”
Ju pëlqen!

Niccolo Machiavelli, “Sundimtari” /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!