Gjatë gjithë historisë, më mirë nga Platoni e këtej, njerëzit kreativë kanë shprehur rezerva ndaj procesit të edukimit. Por kjo nuk do të thotë se ata kishin gjithmonë të drejtë…

Mark Twain
• Kurr nuk kam lejuar që shkollimi të ndërhyjë me edukimin tim.
• Në fillim Zoti bëri idiotët, sa për praktikë. Pastaj bëri bordet shkollore.

Oscar Wilde
• Edukimi është një gjë e admirueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen të dihet nuk mund të ta mësojnë në shkollë.

Winston Churchill
• Gjithmonë më ka pëlqyer të marr dije, por jo të më mësojnë.

George Bernard Shaw
• Nga të gjitha gjërat dedikuar njerëzve të pafajshëm, nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa shkolla.

Bertrand Russell
• Njerëzit lindin injorant. Budallenj bëhen nga shkollimi.
• Shkollimi është një nga pengesat më të mëdha të inteligjencës dhe lirisë së mendimit.

Gilbert K. Chesterton
• Shkollimi është procesi gjatë të cilit dikush që ti nuk e njeh të udhëzon mbi diçka që ti nuk do ta dish.

Ralph Waldo Emerson
• Unë paguaj mësuesin, por në fakt janë shokët e shkollës që e mësojnë tim bir.

Elbert Hubbard
• Mund ta çosh një fëmijë në kolegj, por nuk e bën dot të mendojë.

Margaret Mead
• Gjyshja ime donte që të kisha një nivel të admirueshëm edukimi, kështu që nuk më çoi në shkollë. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]