Thënie për punën

Kush dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku

Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras

Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky

Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole

Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe

Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë… – Oscar Wilde

Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte

Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri

Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen

Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje, se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca

Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci

Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte

Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane

Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle

Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze

Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze

Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci

Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar.

Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach

Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike

Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse

Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze

Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze

Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau

Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor.

Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy

Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi

Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludwig van Beethoven

Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur flokët. – J. Strevc

Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky

Puna këmbëngulëse mund çdo gjë. – Virgjili

Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri

Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau

Qeni që nuk bën gjë, është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle

Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero

Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo

Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna. – V. Rosher.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...