Shumëkush po pret sot sesi do të dalë samiti mes Kosovës dhe Serbisë që organizohet nga SHBA. Tensioni është rritur dhe pritmëritë se diçka do të firmoset janë të mëdha nga lajmi se në mbyllje të samitit mes Vuçiç dhe Hotit do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ndërkohë që pala serbe ka bërë të qartë se nuk do të flasë për njohje, teksa nga pala kosovare ka pretendime për një pikë të marrëveshjes që flet për menaxhimin e territorit. Mirëpo problemi qëndron edhe te qasja e SHBA ndaj çështjes. Administrata Trump e ka minimizuar interesin e vet në Ballkan, duke e shpallur Kosovën dhe normalizimin prej saj të marrëdhënieve me Serbinë si objektiv elektoral në funksion të fushatës së tanishme në SHBA.Në një shkrim të publikuar së fundmi në revistën “Foreign Policy”, Edward Joseph i universitetit “John Hopkins” shkruan se qasja e SHBA duhet të ishte ajo që u verifikua në marrëveshjen e shumëvlerësaur mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, pra që përfundon në njohje dhe normalizim.

Më tepër sesa të rrokë realitetin dhe të krijojë një shteg për njohjen e Kosovës, administrate Trump kapet në të njëjtin besim gati fetar të “normalizimit ekonomik”…Pavarësisht synimit të administratës për marrëveshjen ekonomike, ajo nukmdo të transformojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Në ndryshim nga ekonomitë e përafërta të Izraelit dhe Emirateve, ekonomia e Kosovës ëstë thjesht shumë e vogël që të matet me fqinjin e vet më të madh. Rritja e shkëmbimeve tregëtare pa rritjen e konkurencës mund të përkeqësojë gjërat për Kosovës, që ka defiçitin më të madh tregëtar në rajon. Ndërsa projektet infrastrukturore mund të krijojnë vende pune në një rajon që ka nevojë dëshpërimisht për to, një infuzion masiv fondesh mudn të përkeqësojë korrupsionin endemik në rajon. Në fund, teatri i negociatave do të vazhdojë teksa presidenti serb, Alexander Vuçiç do të jetë i lumtur të marrë pjesë në projektet ekonomike ndërohë që vazhdon të shtyjë bisedimet, shkruan Joseph.

Situata ndërkombëtare favorizon Serbinë dhe tolerimi i kësaj gjendjeje mundet të çojë që SHBA dhe Perëndimi të humbasë partnerët në rajon. Aktualisht Beogradi luan me tri porta, njëra në Perëndim, tjetra në Rusinë dhe e fundit në Kinë. Ai nuk i thotë Jo, as Turqisë, të cilës i ka hapur dyert në Sanxhak, lëshime të cilat i prezanton si arritje të demokracisë dhe mirëkuptimit. Në fund të fundit, kur kërkesa për të drejta shformohet në teatër deklaratash, aktorët që e luajnë pjesën mund të jenë të shumtë. Kemi rast ta provojmë këtë me teatrin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri.  Veprimeve taktike i duhet zënë vendi me qasje të reja.

Ju pëlqen!

SHBA dhe BE duhet të krijojnë një kuadër në të cilin Serbia të mos mundet më t’i mohojnë Kosovës të drejtën e pjesëmarrjes në sitemin ndërkombëtar. Synimi nuk është të ndëshkohet Beogradi, por që më në fund të bëhet e mundur që palët të negociojnë si të barabartë. Në këtë konteskt, Serbia do të kishte aftësinë dhe incentivën me ndihmën e BE dhe SHBA, të negociojë mbrojtjen e interesave të veta të ligjshme, permanente në një vend Sovran të barabartë si Kosova dhe të mos diktojë ndarjen e saj, vijon Joseph.

Anëtarësimi në NATO i Kosovës duhet të hapet sa më shpejt si proces, ndonëse një gjë e tillë do ta tërbonte presidentin rus, Vladimir Putin, i cili këtu i ka mundësitë të kufizuara. Anëtarësimi në Aleancë do të shkurajojë përfundimisht opsionin e ndarjes që mban Vuçiç, duke I dhënë kështu politikës perëndimore një pamje strategjike dhe të përbashkët.

Në veprim këtu hyjnë edhe disa dilemma që burojnë nga brenda BE-së, siç është qëndrimi i disa vendeve anëtare të unionit që nuk e njohin Kosovën për shkak të analogjive provocative që gjeneron sipas tyre pavarësia e saj dhe njohja përfundimtare. Autori sheh në këtë terren një mundësi për veprim dinamik nga SHBA dhe BE që aktualisht duken pasivë, ose të përqendruar te spektakli.

SHBA ka tani një interes strategjik në mbajtjen e Europës bashkë dhe të lirë. Është koha që SHBA të shkojë përtej pozicionit të vet unilateral…dhe të udhëheqë një përpjekje transatlatnike për të ripërkufizuar sovranitetin shtetëror në një mënyrë që shkurajon ndarje ndërkohë që ruan angazhimin për të drejtat e njeriut. Dialogu i përhershëm SHBA-BE-NATO për Sovranitetin, Integritetin Territorial dhe të Drejtat e Njeriut do të ofronte një dokument formal me parime bazë dhe do përkufizojë hapat praktike për promovimin e rendit shtetëror që rregullon vetëvendosjen brenda tij, duke përjashtuar rastet ekstreme të shkëputjes. Kjo përputhet plotësisht me pavarësinë e Kosovës….

Ky rreshtim i fuqishëm ndërkombëtar kundër kërkesave etno-territoriale do të mbështetej me gjeste diplomatike. SHBA mund ta ndihmojë Athinën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare detare me Shqipërinë…, vijon autori.

Siç shihet samiti i sotshëm nuk ofron optimizëm sepse mesa duket asociohet me qarkun e shkurtër të nevojave immediate elektorale. Por ajo që sugjeron këtu Joseph është një rishikim i praktikës së deritanishme të Politikës së Jashtme amerikane të Trump që ka vendosur tërheqjen nga shumë zona në botë, jo vetëm ushtarakisht, por edhe diplomatikisht. A është ky shkrim pjesë e një vizioni për ndryshim në politikëne  jashtme, kjo mbetet për t’u parë, qoftë edhe nëse një vizion i tillë ka të bëjë me rivalin e Trump apo rekomandohet të adoptohet menjëherë. E rëndësishme është që në SHBA ka qarqe që janë më afrë interesave shqiptare sesa ajo çfarë artikulon admnistrata e tanishme, ndaj e vetmja gjë që kanë në dorë shqiptarët, është të kenë kujdes firmën që vënë sot. Dhe të kuptojnë se çfarë pasojash do të kishte një firmë e djeshme, si ajo që propozonte dhe mbronte Hashim Thaçi me Edi Ramën.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!